
Benard Çullhaj
TIRANË- Benard Çullhaj, 27 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se kërcënonte dhe shantazhonte vajzat e mitura në rrjetet sociale. I riu kishte hapur dhjetëra profile false në rrjetet sociale dhe përmes tyre kërcënonte e shantazonte të miturat, të cilave u kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë nga një 15-vjeçare, e cila në kushte të rënduara psikologjike ka tentuar dhe vetëvrasjen pas kërcënimeve të bëra nga i riu. Në dëshminë e tij, Çullhaj ka deklaruar se po bënte shaka.
Poll