
SHBA- Një avion bëri ulje emergjente në një aeroport të Teksasit, duke u përplasur me një makinë që po kalonte në një rrugë aty pranë. Aksidenti ndodhi pranë Aeroportit Aero Country në McKinney. Në videon e publikuar shihet momenti kur avioni përplaset me gardhin rrethues të aeroportit gjatë një ulje emergjente dhe më pas përplaset me makinën.
"E pashë avionin dhe e dija se nuk kisha për të ndaluar”,- tha Schneider, shoferi i makinës.
Fatmirësisht, as dy personat në aeroplan dhe as shoferi i makinës i përfshirë në incident nuk pësuan lëndime të rënda. Një person u dërgua në spital me lëndime të lehta, por zyrtarët e zjarrfikësve nuk mund të konfirmonin nëse ai person ishte në aeroplan apo në makinë në momentin e përplasjes. Ndërkohë administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e aksidentit.