Video

Balena shfaqet në breg në plazhet australiane

Një balenë e përmasave të mëdha u shfaq në një plazh afër qytetit të Perthit të Australisë, ndërsa njerëzit bënin plazh.

D.XH
Balena shfaqet në breg në plazhet australiane
Balena ne breg te detit

PERTH - Një video e shpërndarë në internet tregon notarët në plazhin Leighton, afër Perthit në Australi, duke iu afruar një balenë, që po noton në mënyrë të rrezikshme afër bregut.

Në pamjet e bëra publike, balena noton në ujërat e cekëta dhe duke tërhequr vëmendjen e plazhistëve, përpara se të shkojë sërish në ujëra në thella. Biologia detare Dr Natalie Sinclair tha për BBC se gjitari mund të ngecte në breg dhe se kjo lloj sjellje ishte e pazakontë dhe e rrezikshme.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se njerëzit që notojnë afër rrezikojnë ta çorientojnë balenën dhe se gjëja më e mirë për të bërë në këtë situatë është që të lënë të qetë balenën dhe përpjekjet për shpëtim të lihen në dorë të profesionistëve. “Afërsia e individëve me balenën përbën rrezik, jo vetëm për kafshën, por edhe për njerëzit e përfshirë”, shtoi ajo./ZËRI/

Poll

MOS HUMB