TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si të diktuara nga krimi. Në konferencën e parë për gazetarët, kur tashmë është vulosur fitorja e Partisë Socialiste, Berisha thotë se Partia Demokratike do të nisë protestat.
E para do të zhvillohet më 16 maj në orën 17:00, ditë që në Shqipëri do të mbahet dhe Samiti Evropian. Berisha tha se bëhet fjalë për një protestë paqësore, por që ka si qëllim kundërshtimin e rezultateve të zgjedhjeve që i krahasoi me ato të Koresë së Veriut. I pyetur nëse do të ketë një dorëheqje nga ana e tij për t’i lënë vendin një lidershipi të ri, kryedemokrati Berisha tha se këtë betejë deri në fund, do ta çojë ai vetë.