TIRANË- Rreth dy muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha (22 maj). Nga mbledhja e kryesisë së PD, u bë e ditur se afati i përfundimit të procesit për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive në degë do të jetë 30 prillit. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force. Vetë Berisha më herët ka deklaruar se nuk do të respektojë nenin “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Neni parashikon se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur edhe ngritja e një grupi pune që do të merret me rishikimin e statutit të partisë. Sipas burimeve, grupi do të kryesohet nga Gazment Bardhi, ndërsa anëtar do të jenë edhe përfaqësues të partisë.
/ZËRI