SHBA- Joe Biden duket se ka dalë nga godina e OKB-së pa shtrënguar duart me Presidentin brazilian 'Lula' në fund të fjalimit të përbashkët. Lula da Silva, 77 vjeç, pasi Biden harroi ta përshëndeste, u shfaq i mërzitur. Takimi i tyre diplomatik nisi keq, pasi 80-vjeçari Biden, u përplas me një flamur brazilian dy metra të lartë.
Pak minuta më vonë, në fjalimin e tij, Biden ishte i shpërqënduar.
"President a më dëgjon?,"- e pyeti Lula. Më pas, gjatë fjalimit të Lulës, Biden u duk se nuk po dëgjonte me kufjet, e ndërsa Lula vazhdonte fjalimin e tij, presidenti amerikan i hoqi fare kufjet.
Pas fjalimit të përbashkët, në vend që të përshëndeste presidentin brazilian që i zgjati dorën, presidenti amerikan e la "varur" dhe thjesht...iku!/Zëri.ai
MOMENTI ME VIDEO:
???????????????? Biden forgets to say bye to Lula. pic.twitter.com/BNF1Y6TDpT
— Lord Bebo (@MyLordBebo) September 21, 2023