Video

Boshatiset burgu i Fushë-Krujës, transferohen 150 të dënuar

Transferimi vjen për shkak të rikonstruksioneve që do të kryhen në burgun e Fushë Krujës.

F.I
Boshatiset burgu i Fushë-Krujës, transferohen 150 të dënuar
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar në institucione të tjera në vend. Mësohet se 85 të burgosur janë transferuar në burgun e Peqinit dhe 57 të tjerë në Durrës. Transferimi vjen për shkak të rikonstruksioneve që do të kryhen në burgun e Fushë Krujës. Autoritetet bënë me dije se ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale. Në Peqin dhe Durrës të burgosurve u janë ribërë kontrollet dhe më pas janë sistemuar në qelitë e planifikuara për të vijuar kryerjen e dënimit. Në operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe mbi 48 automjete të forcave blu.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB