Video

BSH: Paguani mikrokreditë, tek përmbaruesit s'kemi akses

Në rastet që është bërë një ankesë e tillë, BSH informon se është regjistruar dhe po shqyrtohet nga grupi i punës i ngritur posaçërisht për këtë qëllim dhe se në raste se do të nevojiten informacione shtesë apo dokumentim të detyrimeve/pagesave, personat do të kontaktohen.

F.m
BSH: Paguani mikrokreditë, tek përmbaruesit s'kemi akses
Final, MCA dhe emaili

TIRANË- Të gjithë qytetarët që nuk kanë paraqitur ankesa për marrëdhëniet që kanë pasur me Subjektet Financiare Jo Banka “Micro Credit Albania” dhe “FINAL”, të cilave u është revokuar licensa, duhet të vazhdojnë të kryejnë pagesat për detyrimin që kanë si dhe këshillohen të ruajnë dokumentin e pagesës. Në një përgjigje zyrtare kundrejt kërkesës për informacion drejtuar nga ZËRI, bazuar në ligjin nr.119/2014 për të drejtën e informimit, Banka e Shqipërisë sqaron se ankesa mund të adresojnë vetëm ata qyetarë që nuk u ka kaluar dosja për veprime të mëtejshme në përmbarues, që janë të rregullt me pagesat, por që kanë pretendime përsa u përket detyrimeve në institucionet “Micro Credit Albania” dhe “FINAL”. Në rastet që është bërë një ankesë e tillë, BSH informon se është regjistruar dhe po shqyrtohet nga grupi i punës i ngritur posaçërisht për këtë qëllim dhe se në raste se do të nevojiten informacione shtesë apo dokumentim të detyrimeve/pagesave, personat do të kontaktohen. Në të njëjtën përgjigje, Banka e Shqipërisë sqaron se të gjithë ata qytetarë që kanë paraqitur ankesë në lidhje me veprimet përmbarimore të ndjekura nga Përmbaruesit për bllokimin e llogarisë/pronë etj, duhet të dinë që kjo është një çështje përtej tagrit të Bankës së Shqipërisë. Por, BSH shton se këto ankesa do t’i referojnë pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Poll

MOS HUMB