
Foto Ilustruese
TIRANË- Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja. Sipas Monitor, treguesi në vitin 2023 shënoi nivelin më të ulët, që nga viti 2010 dhe ishte i njëjtë me vitin 2020 kur ekonomia ishte në krizë për shkak të Covid-19. Vitin e kaluar u hapën gjithsej rreth 13 mijë biznese të reja, ku 84% e tyre ishin në sektorin e shërbimeve dhe vetëm 16 për qind në sektorin e prodhimit. Rënia e euros, kostot më të larta të burimeve njerëzore dhe kërkesa e ulët nga jashtë i ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptarë. Kushtet fiskale dhe administrative ndikojnë në një ritëm më të ulët të hapjes së bizneseve të reja.
Poll