Video

Burg për Ylli Zallën: U dorëzova vetë, s'kam lidhje me atentatin e Rinasit

49-vjeçari ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, si i përfshirë në atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani dhe posedues i dy arsenaleve me armë një në Zall dhe një në Nikël.

F.I.
Burg për Ylli Zallën: U dorëzova vetë, s'kam lidhje me
ylli zalla

Ylli Zalla i arrestuar mëngjesin e 17 gushtit pas rreth 10 muajsh në kërkim ka dalë sot para trupës gjykuese në Gjykatën e Tiranës. 49-vjeçari ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, si i përfshirë në atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani dhe posedues i dy arsenaleve me armë një në Zall dhe një në Nikël. Sa i përket atentatit në Rinas, Zalla ka deklaruar se "është përgojuar kot", ndërsa ka pretenduar se armët e gjetura në banesën e tij nuk i përkasin atij. 49-vjeçari dhe avokati i tij brojtja pretenduan se është dorëzuar vetë, pavarësisht angazhimit të forcave të shumta të policisë dhe përdorimit të dronëve në operacion. “Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin. Isha aty afër. Policia e Shtetit, Policia e Tiranës dhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, mësohet se ka deklaruar ai.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB