TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak para miratimit të buxhetit 2026, i cili pritet të diskutohet dhe miratohet më 18 dhjetor, ku kërkon që të merret në konsideratë mendimi i tij. Veliaj thekson se miratimi i buxhetit pa konsultim me kryetarin përbën një devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe cenon funksionimin normal institucional. Në letër, Veliaj parashtron disa kërkesa: Së pari, kërkon një konsultim institucional me të, së dyti që dëgjesat publike të zhvilluara pa konfirmimin e tij të mos merren në konsideratë, dhe së treti që të mos miratohet pa propozimin apo konfirmimin e tij, pasi do të përbënte shkelje. Erion Veliaj u rikthye në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese më datë 3 nëntor, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në kryeqytet.
/ZËRI