Video

E fundit për këtë sezon! Rama mbledh grupin e PS, e pranishme edhe Balluku

Sa i përket detajeve të mbledhjes, mësohet se kryeministri Rama u ka lënë si prioritet deputetëve të PS-së agjendën e ligjeve për t'i përafruar me ato të BE‑së

zh.ll
E fundit për këtë sezon! Rama mbledh grupin e PS, e pranishme
Belinda Balluku dhe Edi Rama

TIRANË- Grupi Parlamentar i PS është mbledhur sot në mbledhjen e fundit për këtë sezon, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama. E pranishme në mbledhje ishte edhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, duke shënuar paraqitjen e saj të parë pasi u rikthye në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, 3 ditë më parë. Sa i përket detajeve të mbledhjes, mësohet se kryeministri Rama u ka lënë si prioritet deputetëve të PS-së agjendën e ligjeve për t'i përafruar me ato të BE‑së. Po ashtu, deputetët socialistë kanë marrë mesazh të qartë, pasi iu është kërkuar që të vijojnë punën në dy komisionet e posaçme, pavarësisht bojkotit të paralajmëruar nga opozita. Gjithashtu, edhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla paralajmëroi se nëse opozita nuk shkon të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme, atëherë do të ndryshojnë formulën e komisioneve për anëtarë të barabartë, siç janë aktualisht, dhe PS do të marrë shumicën që të vijohet me punën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB