Video

Del në treg pistoleta 'smart', me shenjë gishti dhe identifikim fytyre

Teknologjia biometrike nuk funksionon nëse duart dhe fytyra e përdoruesit janë tërësisht të mbuluara.

F.m
Del në treg pistoleta 'smart', me shenjë gishti dhe
Arma Smart

Në fund të muajit mars do të dalë në treg pistoleta “smart”, 9 mm të pajisur me shenjë gishti dhe identifikimin e fytyrës. Arma është dizenjuar për një qëllim shumë specifik: të jetë lehtësisht e aksesueshme në rast se dikush hyn në shtëpi, por të jetë e papërdorshme nga ata që nuk kanë autorizim, veçanërisht fëmijët. Arma në fjalë kushton 1499 dollarë, dy herë më e shtrenjtë se sa një armë e zakonshme, por nuk ka vetëm sensorët biomekanikë. Teknologjia biometrike nuk funksionon nëse duart dhe fytyra e përdoruesit janë tërësisht të mbuluara. Arma është testuar vazhdimisht në temperatura të ndryshme, në rastet kur duart janë të djersitura dhe bateria mund të rezistojë për muaj të tërë vetëm me një karikim.

 

Poll

MOS HUMB