Video

Dështon kalimi në Thumanë-Kashar, Gener 2 'kripos' tarifën

Qytetarët kanë publikuar faturën ku shihet se kanë paguar 270 lekë në sportele, kur në fakt fillimisht nga ministrja Belinda Balluku u tha se tarifa do të ishte 2.1 euro.

F.m
Dështon kalimi në Thumanë-Kashar, Gener 2 'kripos'
Pamje nga trafiku dhe tarifa

Rruga e re Thumanë-Kashar, e inaguruar më 30 qershor është hapur për herë të parë sot për kalimin e automjeteve, por asgjë nuk ka shkuar siç ishte parashikuar. Që në orët e paradites, në rrjetet sociale është denoncuar një trafik që kishte krijuar një varg makinash prej 10 kilometrash, në një kohë që temperaturat shënojnë mbi 40 gradë celsius. Pas gati dy orësh pritje, në mungesë të stafit e konflikteve që kanë lindur mes drejtuesve të mjeteve e punonjësve në sportel për shkak të këmbimit valuator, sistemi i TOLL-it është fikur dhe automjetet kanë kaluar pa paguar asgjë. Por, çfarë çaloi në traun e vendosur nga kompania koncensionare Gener2 që për 35 vite do të përfitojë plot 1.56 miliardë euro? Qytetarët kanë publikuar faturën ku shihet se kanë paguar 270 lekë në sportele, kur në fakt fillimisht nga ministrja Belinda Balluku u tha se tarifa do të ishte 2.1 euro. Bazuar në kursin zyrtar të këmbimit valuator në Bankën e Shqipërisë, sot 1 euro këmbëhet me 100.25 lekë, pra 2.1 euro janë afërsisht 215 lekë. Duke shtuar këtu dhe 20% tvsh, që është 43 lekë, tarifa totale që do të paguhet nga qytetaret është 258 lekë. Pra, qytetarët kanë paguar të paktën 12 lekë më shumë seç duhet. Si shpjegohet kjo gjë?/ZËRI

Poll

MOS HUMB