
TIRANË- Popullsia e Shqipërisë është më e pakët dhe më e plakur në Censin e vitit 2023, por gjithashtu struktura e familjeve shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm si rezultat i rënies së lindjeve dhe emigracionit. Sipas Monitor, numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit. Gjithashtu, çiftet e martuara ose në bashkëjetesë gjithnjë e më shumë po e shtyjnë lindjen e fëmijës së parë. Shumë nga çiftet e reja martohen dhe nisin përgatitjet për të emigruar duke vonuar ardhjen në jetë të bebeve. Vetëm 52.2% përbëhet nga familjet bërthamë, çifte të martuar ose bashkëjetues me fëmijë.