TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e dekretit të Presidentit për emërimin e ministres virtuale "Diella". Në vendim, Kushtetuesja argumenton se nuk kanë kompetencë për ta shqyrtuar kërkesën e PD. Bëhet fjalë për padinë e Partisë Demokratike, në të cilën pretendojnë se ‘Diella’ nuk përmbush cilësitë e një ministri dhe dekretimi i saj nga Presidenti Bajram Begaj ka qenë në shkelje të ligjit. Në padinë e depozituar më 23 shtator të vitit 2025, PD i kërkoi Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Më 11 shtator "Diella" e dekretua nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.
/ZËRI