TIRANË- Dritan alias Amar Shkëmbi, që dikur ishte pjesë e rrethit shoqëror të ngushtë me Plarent Dervishajn dhe i shpallur në kërkim prej gati dy vitesh nga SPAK, është ekstraduar nga Dubai. Shkëmbi, u shpall në kërkim për akuzën e “Vrasjes së funksjonarëve publikë” të mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe “të fortit” të Shijakut, Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”. Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer vjedhje, vrasje dhe atentate.
/ZËRI