Video

Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Në seancë mungonte deputetja Monika Kryemadhi e cila u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

F.m
Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Pas 27-vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Divorci është nënshkruar sot në seancën e mbajtur në Gjykatën Civile të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024.

Në seancë mungonte deputetja Monika Kryemadhi e cila u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj. Por, sërish, Gjykata e Tiranës njoftoi zyrtarisht zgjidhjen e martesës. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Publikishit lajmin e ka bërë me dije Meta, i cili në një intervistë tha se marrëdhënia e tyre u kris pas vendimit të Kryemadhit për të djegur mandatet si dhe iu kërkoi falje fëmijëve për shqetësimin që iu ka krijuar.

Poll

MOS HUMB