
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u hetuar nga SPAK. E ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Xama tha se Arbër Veliaj është pronar i kompanisë “Gogel”, e cila kontrollon tregun e reklamave të mediave.
Xama deklaroi se kompania “Gogel” ka marrë nga Bashkia e Tiranës tenderin e fibrave optike dhe tenderin e monitorimit online të trafikut, kontrata me vlerë vjetore 1.1 milionë euro dhe ka ngritur dyshimet për mënyrën se si është fituar tenderi, pasi pretendon se për vite me radhë, kontrata i është dhënë kompanisë 'Albtelecom' menjëherë pasi u bë kliente e kompanisë së Arbër Veliajt. Gazetarja deklaron se në një procedurë konkurrimi ka qenë dhe kompania “ONE”, por është skualifikuar dhe ka fituar sërish Albtelecom. Por në momentin që “Albtelecom” është shkrirë me “ONE” dhe kanë marrë pjesë në garë, sërish kanë fituar.