Video

Donte të bënte selfie, dreri godet turistin

Turisti Gian Carlo Triacca po bënte selfie me një dre, kur kafsha iu afrua dhe e goditi. Atij iu thyen disa brinjë nga incidenti.

D.XH
Donte të bënte selfie, dreri godet turistin
Dreri godet turistin

GREQI - Gian Carlo Triacca, 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij Erica 40 vjeçe ishin duke shijuar pushimet në Greqi, kur u përballën me një ngjarje të pazakontë.

Çifti nga Meksika po fotografonin kafshë të ndryshme. Giani pa një dre dhe u përpoq të bënte një selfie, por kafsha e sulmoi atë.

“Po fotografoja një dre të vogël dhe veten, në përpjekje për të bërë selfie, kur papritur dreri më sulmoi nga pas”, tha ai për Caters News Service.

Në pamjet e xhiruara nga Erika, Gian Carlo shihet duke fotografuar kafshë të egra me telefonin e tij, kur një dre e ndjek nga pas. Papritur, dreri përdori brinjët për të goditur turistin në shpinë.

Gian Carlo kujtoi ngjarjen. “Isha shumë i tronditur dhe i lënduar kur ndodhi ngjarja”, u shpreh ai. Turisti konfirmoi se kishte thyer disa brinjë nga goditja e drerit. Megjithëse kishte dhimbje për disa ditë, Gian Carlo këmbënguli se ishte me fat që lëndimet e tij nuk ishin shumë të rënda.

Nuk shkova në spital, thjesht u shërova me shumë ilaçe dhe akull”, tha meksikani.

Incidenti ka ndodhur më 3 nëntor, në ishullin Moni. Ky ishull njihet si një vendqëndrim për drerët e Kretës, dhitë e egra dhe kafshë të tjera të egra. Turistët shpesh dynden në ishujt idilik për të parë dhe ushqyer kafshët./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB