Video

Dy kandidatët e PS që dyshohet se mbështeten nga krimi në Durrës dhe Elbasan!

ZËRI ka mësuar nga burime shumë të afërta se BKH dhe SPAK kanë grumbulluar materiale për dy kandidatë të Partisë Socialiste dhe një prej tyre është në listat e Elbasanit. Bëhet fjalë për Sara Milën, për të cilën burimet e SPAK janë të sigurtë se po financohet dhe mbështetet nga një grup i fuqishëm kriminal.

F.m
Dy kandidatët e PS që dyshohet se mbështeten nga krimi në
Sara Mila dhe Arkend Balla

TIRANË- Vetëm një javë më parë ZËRI raportoi se dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Dhe në fakt prania e tyre në këtë qytet para zgjedhjeve parlamentare nuk vjen pa arsye.

ZËRI ka mësuar nga burime shumë të afërta se BKH dhe SPAK kanë grumbulluar materiale për dy kandidatë të Partisë Socialiste dhe një prej tyre është në listat e Elbasanit. Bëhet fjalë për Sara Milën, për të cilën burimet e SPAK janë të sigurtë se po financohet dhe mbështetet nga një grup i fuqishëm kriminal. Prokuroria e Posaçme ka mbledhur dëshmia dhe materiale të mjaftueshme që provojnë se ky grup kriminal ka shpërndarë shuma të mëdha parash në Elbasan për të mbështetur kandidaten Sara Mila. Emri i dytë që është në lupën e SPAK është ai i Arkend Ballës që kandidon në Qarkun e Durrësit. Dhe për Ballën ka materiale të mjaftueshme që tregojnë se po mbështetet nga një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Durrës. Ky grup ka bashkëpunime dhe lidhje të forta me atë që mbështet dhe Sara Milën në Elbasan. Nuk dihet nëse grupi i monitorimit të kryesuar nga prokurori Olsi Dado në Elbasan dhe ai i dërguari në Durrës do të arrijnë të krijojnë një dosje potenciale përpara zgjedhjeve të 11 majit apo nëse goditjet do të vijnë pas zgjedhjeve.

Poll

MOS HUMB