
Davide Pecorelli
TIRANË- Është ekstraduar në Tiranë biznesmeni Davide Pecorelli i cili është dënuar për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë rreth pesë vite më parë. Pecorelli u mor në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.
Biznesmeni italian do të vuajë 4 vite burg në Shqipëri. Ai u shpall fajtor për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg.
Poll