Video

Berisha: Kush gjen pak 'zamkë', ti ngjisim në karrige

Plani i Berishës ka ‘tingëlluar’ gjenial te Salianji, i cili tha: “si nuk na ka shkuar mendja më parë”

E.K
Berisha: Kush gjen pak 'zamkë', ti ngjisim në karrige
Pamje nga kaosi ne Kuvend

TIRANË- Opozita duket se ka qenë e përgatitur sot për të gjitha skenarët, që seanca të mos vijonte, duke mos lejuar funksionimin normal të jetës parlamentare. Në nisje të seancës, ka qenë ish-kryeministri SaIi Berisha ai që iu ka kërkuar deputetëve që të gjenin ngjitës, për të lyer karriget e deputetëve socialistë, në mënyrë që të ngelnin aty.

“Kush është ai që do të gjejë pak zam (ngjitës) që t’ua hedhim atyre karrigeve ne, që po të ulen të ngelin aty”, dëgjohet të thotë Berisha, ndërkohë që mbështetet nga deputetët e tjerë, një prej tyre Ervin Salianji, i cili shton në video “si nuk na kiste shkuar mendja ne”.

Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Deputetët e PD iu morën karriget deputetëve socialist, një pjesë e mirë e të cilëve qëndruan në këmbë gjatë seancës së shkurtër.

Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet.

Poll

MOS HUMB