Video

U vranë 50 mijë ushtarë, kamera kap fantazma

Një turist u shpreh se vizitoi një vend historik dhe se aty u shfaqën disa hije, që dukeshin si fantazma. Turisti ka bërë publike pamjet.

D.XH

U vranë 50 mijë ushtarë, kamera kap fantazma

PENSILVANI - Shumë prej nesh mund të shijojnë një film të mirë për Halloueen; fantazma, skelete, vrasës ose lëvizje të frikshme të njerëzve.

Të tilla pamje ne i shohim në filma, por një turist thotë se kamera e tij ka fiksuar fantazma të shumta, në një vend, ku janë vrarë 50 mijë ushtarë, gjatë një lufte.

Pamjet janë kapur në vendin historik të betejës së Luftës Civile në Gettysburg, Pensilvani. Pamjet rrëqethëse u kapën nga Greg Yuelling, i cili po vizitonte fushën e famshme të betejës me vajzat e tij dhe dy xhaxhallarët, me qëllim që të mësonin më tepër rreth historisë.

Megjithatë, grupi përfundoi duke parë fantazma në këtë zonë. Yuelling, një menaxher dyqani nga Nju Xhersi, tha se një nga xhaxhallarët e tij ishte aq i trembur nga përvoja 'e frikshme', saqë po dridhej.

Më pas ai shpjegoi sesi kishte ecur me makinë përgjatë rrugës natën, kur ai dhe familja e tij dalluan 'figura që lëviznin në errësirë'.

“Ne sapo shkuam atje si turistë, për të mësuar më shumë për historinë e Luftës Civile dhe për të parë terrenin e vjetër të betejës. Ne ishim duke ecur me mjet përgjatë një nate dhe filluam të dëgjonim zhurma. Unë dëgjova zëra në të majtë dhe xhaxhai im dëgjoi zëra në të djathtë, dhe kishte një mjegull, që ishte e çuditshme”, tha turisti.

Ai shtoi se përvoja ishte e frikshme, por sërish kishte një ndjesi të brendshme që të kthehet në atë vend të çuditshëm.

Beteja e Gettysburgut u zhvillua midis forcave të Unionit dhe Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane, në korrik 1863. Më tepër se 50 mijë njerëz vdiqën në betejë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB