Video

Erdogan mërzitet me gazetarin: Mos ma tund kokën!

E gjitha ndodhi gjatë një deklarate për mediat që Ergodan zhvilloi me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid.

k.m.
Erdogan mërzitet me gazetarin: Mos ma tund kokën!
Recep Tayyip Erdogan

SPANJË- Recep Tayyip Erdogan u mërzit nga një pyetje që i bëri një gazetar spanjoll i 'El Pais' për Selahattin Demirtas dhe Osman Kavala. E gjitha ndodhi gjatë një deklarate për mediat që Ergodan zhvilloi me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid. Konkretisht, kur gazetari spanjoll e pyeti se pse Turqia nuk respekton vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe nuk liron Selahattin Demirtas dhe Osman Kavala, ndërsa presidenti turk u përgjigj, por nuk ia kurseu kritikat.

"Turqia është shtet ligjor. Drejtësia i merr vendimet. Drejtësia jonë ka marrë vendimin për emrat që keni vënë. Për shembull, një nga këta emra shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 të rinjve, ata shkaktuan vdekje në rajonin juglindor të vendit tonë. Fakti që po i bëni këto pyetje na bën të mendojmë që një gazetar po mbron terroristët. Mos tund kokën, më shiko. Unë vazhdoj të punoj shumë. Qoftë Kavala apo Demirtas, ne do të bëjmë atë që thotë ligji. Unë mendoj se ju nuk jetoni në Turqi. Jemi në Turqi dhe këta janë hapa seriozë që po bëjmë për paqen në rajon,”-tha presidenti turk.

VIDEO NGA MOMENTI: 

 

Poll

MOS HUMB