Video

Eria Ago shtrohet në spitalin e burgut: S’kam dijeni për vrasjen e Fatbardh Licit

Por pavarësisht pretendimeve të saj, Eria Ago akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e dyshuar Safet Bajri dhe Astmer Bilali.

F.m
Eria Ago shtrohet në spitalin e burgut: S’kam dijeni për vrasjen
Eria Ago

TIRANË- E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, për të cilën akuzohet edhe nga SPAK. Ago është shprehur se ditën e krimit ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Avokatët e saj kanë kundërshtuar masën “Arrest me burg” me argumentin se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë. Por pavarësisht pretendimeve të saj, Eria Ago akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes, autorët e dyshuar Safet Bajri dhe Astmer Bilali. Aktualisht, e reja ndodhet e shtruar në spitalin e burgut të Pojskës në Pogradec dhe sipas avokatëve është në gjendje të rënduar psikologjike.

Poll

MOS HUMB