Video

Ervin Salianji drejt burgut!

Edhe pse sot iu ofrua mundësia që të ngujohej në ambientet e selisë blu dhe të ruhej me turne nga kolegët, Salianji vendosi që të mbante “premtimin” për të vuajtur dënimin.

F.m
Ervin Salianji drejt burgut!
Ervin Salianji

TIRANË-Vetëdorëzohet deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji! Demokrati është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga atje, Salianji do të dërgohet në ambientet e vuajtjes së dënimit në Fier, atje ku do të qëndrojë për 1 vit. Kjo pasi u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë”për çështjen “Babale”. Edhe pse sot iu ofrua mundësia që të ngujohej në ambientet e selisë blu dhe të ruhej me turne nga kolegët, Salianji vendosi që të mbante “premtimin” për të vuajtur dënimin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB