Video

Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja! SPAK çon për gjykim 11 të pandehur

SPAK në njoftimin zyrtar, raporton se Suel Çela alias Marjus Lulaj akuzohet për “vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Lulzim Masha, dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë Kastriot (Elton) Kilën.

F.m
Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja! SPAK çon
Florenc Çapja, Talo Çela dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen 'Plumbi i Artë 1' dhe ka dërguar për gjykim 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal. Përkatësisht SPAK ka kërkuar gjykimin për Suel Çelën (Marjus Lulaj), Talo Çelën, Eljo Bitrin, Festim Qolin, Agron (Kamber) Mehjan, Abedin Mamën, Aleks Çelën, Florenc Çapjan, Ervis Martinajn, Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën.

SPAK në njoftimin zyrtar, raporton se Suel Çela alias Marjus Lulaj akuzohet për “vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Lulzim Masha, dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë Kastriot (Elton) Kilën. Talo Çela akuzohet për vrasje me paramendim të Fatmira (Habili) Dedaj, vrasje e mbetur në tentativë të Arben Islam Çetës, vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit. Çela akuzohet dhe për 6 raste vjedhjesh me armë e dhunë gjatë harkut kohor 2011-2017. Eljo Bitri akuzohet për “Shkatërrimin me eksploziv të pronës” ndaj Mustafa Subashit, më datë 29.01.2020, vrasjen e Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, dhunën ndaj Blerta Bengasit, vjedhje dhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Festim Qoli akuzohet për “Vrasje me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, vrasjen e Elvis Dedaj, “shkatërrimin me eksploziv të pronës” së Mustafa Subashit, si dhe dhunën e ushtruar ndaj Blerta Bengasit. Florenc Çapja, akuzohet për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktari në Elbasan. Ndërsa Ervis Martinaj, akuzohet për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë. Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë prej tre vitesh, që në gusht të vitit 2022.

Poll

MOS HUMB