TIRANË- Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po zhvillojnë aksione në Shkodër dhe Fier në kuadër të krimeve zgjedhore. Deri më tani raportohet për disa të shoqëruar. Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve është bërë me vendim të GJKKO, ndaj personave të lidhur me Partinë Socialdemokrate.
Raportohet se SPAK ka sekuestruar celularin e shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor. Veprime ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me Policinë Vendore, ku janë kryer kontrolle në disa subjekte, dhe janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike. Pritet të zbardhen në shumë emra.