Video

Europa ‘paralizohet’ nga bora

Shtete si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke janë mbuluar nga dëbora. Në rrugët e këtyre vendeve ka pasur vështirësi me qarkullimin dhe raportohet për shtim të aksidenteve rrugore.

D.XH
Europa ‘paralizohet’ nga bora
Debore ne Europe

BERLIN - Moti i keq ka përfshirë pjesë të ndryshme të Europës.

Shtete si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke u goditën më së shumti nga moti i paqëndrueshëm. Për shkak të dëborës së madhe, në këto vende janë anuluar udhëtimet me tren dhe fluturimet.

Shërbimet e motit në këto shtete thanë se gjatë mbrëmjes së sotme, trashësia e dëborës mund të arrijë 30 deri 40 centimetra.

Raportohet se si shkak i motit të keq, ka pasur shtim të aksidenteve rrugore. Gjithashtu, probleme ka pasur me trafikun dhe disa rrugë janë mbuluar nga akulli./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB