Video

Çfarë do ndodhë me kreditë e MCA&Final? Zbardhet plani

Aktualisht, janë afro 3500 kontrata kredish, që janë blerë të gjitha si hua të këqija pranë sektorit bankar nga MCA dhe Final, të cilat do të ristrukturohen dhe të vijojnë të paguhen nga qytetarët me këste në bankat ku i kanë tërhequr ato.

F.m
Çfarë do ndodhë me kreditë e MCA&Final? Zbardhet plani
MCA dhe Final

TIRANË- Qytetarët që po paguanin kreditë e tyre të prapambetura pranë Micro Credit Albania dhe Final Sha do të mund të vazhdojnë t’i paguajnë pranë bankave ku i kanë tërhequr paratë, në momentin që kanë aplikuar për kredi. Shqiptarja.com shkruan se kjo është zgjidhja që aktualisht po diskuton Banka e Shqipërisë, pas heqjes së licencave të dy shoqërive të mikrokredive. Aktualisht, janë afro 3500 kontrata kredish, që janë blerë të gjitha si hua të këqija pranë sektorit bankar nga MCA dhe Final, të cilat do të ristrukturohen dhe të vijojnë të paguhen nga qytetarët me këste në bankat ku i kanë tërhequr ato. Ndaj çdo qytetar që është telefonuar nga Micro Credit Albania apo Final duhet të paraqitet pranë Bankës së Shqipërisë për të ndjekur udhëzimet e nevojshme.

Poll

MOS HUMB