Video

'Fati' i shqiptarëve të burgosur në Britani! Farage në drekë me Ramën

Teksa dreka pritet të realizohet, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë.

F.I
'Fati' i shqiptarëve të burgosur në Britani! Farage
Nigel Farage dhe Edi Rama

TIRANË-Deputeti britanik Nigel Farage duke folur në Konferencën 'Reform UK' në Birmingham, ka pohuar se brenda pak javësh do të drekojë me kryeministrin Edi Rama për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj. Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage disa muaj më parë. Kreu i qeverisë asakohe vendosi një 'bast' publik, ku nëse vërtetë "1 në 50 shqiptarë" në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t'i marrë të gjithë në Shqipëri, në të kundërt, Farage do të ishte i ftuari i nderit në Shqipëri. Teksa dreka pritet të realizohet, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë ata këtu. Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet. Mbetet për tu parë se çfarë do të diskutohet në tryezë për fatin e të burgosurëve shqiptarë në Britani.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB