TIRANË- 40-vjeçari Soni Pepa, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge është arrestuar në Republikën Dominikane. Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo. Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë. I njohur si 'Zhuu', 40-vjeçari akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. 40-vjeçari ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar Çopja, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Emri i tij është pjesë e dosjes voluminoze dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC.
/ZËRI