Video

Ekzekutimi i Kristjan Kolës në Shkodër, asnjë gjurmë nga vrasësi me "diplomë"

Policia dyshon se autorët kanë pasur një informator të tretë, i cili iu ka dhënë detaje mbi lëvizjet e të riut.

zh.ll
Ekzekutimi i Kristjan Kolës në Shkodër, asnjë gjurmë
kristjan kola

TIRANË- Kristjan Kola është 34-vjeçari i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në lagjen "Vasil Shanto" në Shkodër, teksa dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë të maskuar dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt. I riu u qëllua në dalje të një lokali, ku ishte takuar me mikun e tij, ndërsa autorët kanë qenë me skafandra dhe janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes. Policia dyshon se autorët kanë pasur një informator të tretë, i cili iu ka dhënë detaje mbi lëvizjet e të riut. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, një nga më të frekuentuarat në Shkodër, dhe po punon për identifikimin e autorëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB