Video

Reforma! Rama: Burg kush vjedh ujin, hiqen depozitat, ndërmarrjet ‘çeta’

Rama paralajmëroi se kushdo që vjedh ujin do të përballet me heqje lirie, ndërsa foli edhe për heqjen e depozitave nga pallatet, që sipas tij do të duhet të realizohet në një kohë sa më të shpejtë të mundshme.

F.I
Reforma! Rama: Burg kush vjedh ujin, hiqen depozitat, ndërmarrjet
Edi rama-ukt

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të nisë një reformë e thellë në sektorin e ujit në vend, që parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar. Rama paralajmëroi se kushdo që vjedh ujin do të përballet me heqje lirie, ndërsa foli edhe për heqjen e depozitave nga pallatet, që sipas tij do të duhet të realizohet në një kohë sa më të shpejtë të mundshme. Rama pati kritika edhe për 58 ndërmarrjet e shpërndarjes së ujit, të cilat i quajti “çeta”, që sipas tij, sollën borxhe të larta dhe paaftësi në menaxhim. Ai paralajmëroi se do t’u jepet fund punësimeve në Ujësjellës si rezultat i krushqisë e politikës. Në Operatorin Kombëtar të Ujit, 61 bashkitë e vendit do të jenë aksionere me 2 deri 5%, nga 49% që kanë aktualisht në 15 shoqëritë rajonale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB