Video

Gjykata lë në burg Alti Nallbatin 'me shokët'

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari, i cili ishte në "arrest shtëpie", është telefonuar nga autorët për të dalë jashtë në oborr, ku më pas është marrë me forcë

zh.ll
Gjykata lë në burg Alti Nallbatin 'me shokët'
Alti Nallbati

TIRANË-Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 40 ditë për tre të akuzuarit, Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, të cilët morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin në Devoll, Ilir Topçiu. Ata u arrestuan pak ditë më parë pasi rrëmbyen Ilir Topçiun në banesën e tij dhe e dhunuan në ambientet e një biznesi. Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari, i cili ishte në "arrest shtëpie", është telefonuar nga autorët për të dalë jashtë në oborr, ku më pas është marrë me forcë nga të arrestuarit. Por, kjo nuk është hera e parë që Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrati, Bledion Nallbati, ka probleme me drejtësinë. Ai u përfshi edhe në një tjetër incident gjatë fushatës zgjedhore 2025. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB