TIRANË- Përplasja e aksionerëve të Aeroportit të Vlorës vijon. Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve, ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës. Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve. Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me një vendim të fundit, zbardhur nga WebLajm i ka hequr të drejtën e votes kompanisë në pronësi të Behgjet Pacollit deri në përfundim të hetimit.
/ZËRI