Video

Gjyli e Elezi të pandehur, caktohen drejtorët e rinj të ARRSH dhe KESH

Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). N

zh.ll
Gjyli e Elezi të pandehur, caktohen drejtorët e rinj të ARRSH dhe
erald elezi-gentian gjyli

TIRANË- Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme. Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”. Lëvizjet vijnë, ndërsa dy drejtuesit e ARSH dhe KESH, janë marrë të pandehur nga SPAK, të cilët rezultuan pjesë e hetimit të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB