
Hati dhe Ëngjëllush Deliaj
VLORË- 64-vjeçarja Hati Deliaj është vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar Ëngjëllush Deliaj. Ajo u shtrua në spital me nofulla të thyera dhe shenja të tjera të dhunës nga i shoqi, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos. Por pas një periudhe të gjatë larg tij dhe premtimeve se nuk do ta dhunonte më, e ndjera i kishte dhënë një mundësi të dytë. Dhuna ndaj saj vazhdoi deri në momentin që i mori jetën.
Poll