Video

"Hannibal Kanibali" i Britanisë së Madhe

Ai mbahet në një qeli pak më të madhe se sa mesatarja, me siperfaqe 5.5 me 4.5 metra.

Redaksia Zëri
"Hannibal Kanibali" i Britanisë së Madhe
Robert Maudsley

BRITANI E MADHE- Robert Maudsley, është vrasësi serial më i rrezikshëm i Britanisë së Madhe. 70-vjeçari thërritet nga të burgosurit e tjerë si "Hannibal Kanibali". U burgos që në moshën 21-vjeçare, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një abuzuesi të fëmijëve, John Farrell, 30 vjeç, në vitin 1974.

Ai mbahet në një qeli pak më të madhe se sa mesatarja, me siperfaqe 5.5 me 4.5 metra.

Si shtrat, vrasësi famëkeq ka një pllakë betoni. Ai kalon ditët e dënimit i vetëm, i varrosur në një kuti xhami në nënkatet e burgut. Ky ambient i ngjan shumë qelisë së personazhit vrasës kanibal "Hannibal Lecter", i luajtur nga Anthony Hopkins në filmin e vitit 1991 "Heshtja e qingjave"

Maudsley e mori emrin e tij 'Hannibal, Kanibali' pas fjalëve të përhapura se ai kishte gërryer me një lugë në trurin e një prej viktimave të tij.

Vetë vrasësi e ka mohuar këtë makabritet. Por edhe në burg ai vrau tre vetë. Të gjitha viktimat janë abuzues të fëmijëve. Maudsley u dhunua dhe abuzua në fëmijëri nga i ati, e këto përvoja traumatike e kthyen në individ të dhunshëm. Për shkak të rrezikshmërisë, autoritetet vendosën që ta mbyllnin në qelinë transparente.

Hanibali anglez thuhet se ka një IQ të nivelit gjeni dhe kënaqet me muzikën, artin dhe poezinë klasike. Miqtë dhe familja e përshkruajnë atë si të sjellshëm dhe të butë, e me një sens të mirë humori. Pas dekadash në qeli, Maudsley është mësuar dhe e shijon qëndrimkin aty. Ai e ka bërë të qartë se nëse do të lihej i lirë, do të vriste sërish. por vetëm abuzuesit e fëmijëve./Zëri.ai

 

 

 

Poll

MOS HUMB