
JERUZALEM - Ndërkohë që luftimet dhe gjakderdhja vazhdon në Rripin e Gazës, ushtarët izraelitë po argëtoheshin në një festë, e cila është organizuar në një njësi të ushtrisë në Izraelin verior.
Në videon, e cila po bën xhiron e internetit dhe ka shkaktuar zemërim dhe reagime, shihen izraelitët duke kënduar e kërcyer të dehur, gjysmë të zhveshur dhe me armë në duar.
Madje, në festë ishte i ftuar edhe këngëtari Avihu Pinhasov. Këngëtari i njohur izraelit shfaqet veshur me të bardha, duke mbajtur flamurin e Izraelit dhe hipur mbi një vinç, ndërsa shumë të pranishëm e filmojnë atë.
イスラエル北部、シリア国境に近い軍事基地にD9ブルドーザーに乗って登場した同国の歌手Avihu Pinhasov。彼は兵士を鼓舞したが現場は制御不能になり、一部の兵が作戦活動を停止されたpic.twitter.com/4EVCdRi9Jz
— ミリレポ (@sabatech_pr) November 17, 2023
Pinhasov më pas vesh vetëm një palë të brendshme të zbukuruara. Sipas informacioneve, yllit të popit iu kërkua të inkurajojë ushtarët dhe të rrisë moralin e tyre. Ai vetë ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale se “takoi luanët në malin Hermon” dhe shkoi t’i përforconte.
Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi pas festës se disa ushtarë u hoqën nga ushtria, ndërsa të tjerëve iu dhanë sanksione të rënda disiplinore.
Ushtarët, kur u thirrën për shpjegim, pohuan se organizuan festën dhe e ftuan Avihu Pinhasov të këndonte, sepse njëri nga kolegët ishte martuar së fundmi dhe donin të ngrinin moralin./Zëri.ai/