TIRANË- Janë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur në Lushnjë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e gjuajtjes me armë. Raportohet se dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës 'Misto Mame'. Autorët shihen me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele, ndërsa kanë dalë nga mjeti me kallashnikov në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip 'BMW', në të cilin ndodhej 'Juli i Pashakos'. 45-vjeçari ka arritur të shpëtojë, ku u largua menjëherë me shpejtësi drejt lokalin të tij. Sa i përket ngjarjes, Sula ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe nuk ka konflikte me njeri. "Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sediles t’i shpëtoja plumbave. Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd. Kam pasur konflikte dhe mbase atentati mu bë nga këto, por nuk di të them një emër”,- është shprehur para hetuesve Julian Sula.
/ZËRI