Video

Inteligjenca Artificiale iu lë pa punë!

FMN parashikon se në vendet me të ardhura të ulëta, teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës, pasi shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë për të shfrytëzuar përfitimet e AI.

F.m
Inteligjenca Artificiale iu lë pa punë!
Inteligjenca Artificiale

TIRANË- Inteligjenca Artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës dhe se do të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme sipas një analize nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i AI, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre. Në raste të tjera, AI do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe, që aktualisht kryhen nga njerëzit.

Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në paga dhe madje duke zhdukur vendet e punës. FMN parashikon se në vendet me të ardhura të ulëta, teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës, pasi shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë për të shfrytëzuar përfitimet e AI, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia të mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve. Analiza e FMN-së vjen ndërkohë që liderët globalë të biznesit dhe politikës janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër ku AI është një temë diskutimi, pas rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si ChatGPT.

Poll

MOS HUMB