
MEKSIKË – Një prift në Meksikë ka shokuar besimtarët. Ai ka marrë një sëpatë në dorë dhe ka thyer statujat fetare. Prifti goditi statujën e Guadalupës. Besimtarët po e shikonin drejtpërdrejtë shkatërrimin e statujave dhe u lemerisën nga ajo që panë. Prifti nuk ndaloi duke goditur statujat, edhe pse publiku dukej që ishte i irrituar.
Për gjithçka ndodhi, foli edhe prifti i kryepeshkopatës së Meksikës, Hugo Valdemar, i cili tha se beson se prifti Vine u udhëhoq nga Satanai.
"Duke parë sesi ai shkatërron imazhin e Virgjëreshës, arrihet në përfundimin se ai është i motivuar nga Satani. Ai vepron me urrejtje të madhe", tha Valdemar. Platforma meksikane Actívate ka nisur një fushatë në faqen e saj të internetit.
????????✝️???????? Controversy in Mexico after a Pastor from the Monte Sion Baptist Church, in Tamaulipas, Mexico before the faithful of the Church decided to gather an image of the Virgin of Guadalupe, patron saint of Mexico for Roman Catholics and the image of "Santa Muerte", pic.twitter.com/8Cx2VQN8Vm
— NATO???????? VS KREMLIN???????? (@eduinfotech101) January 6, 2024
“Virgjëresha e Guadalupes është një simbol i rrënjosur thellë në besimin katolik dhe përdhosja e këtij imazhi nuk është vetëm një fyerje për fenë, por edhe për vlerat e respektit të ndërsjellë, që duhet të mbrojmë të gjithë”, thuhet në reagim./ZËRI/