Video

Jeta e Coco Channel

Në moshën 20-vjeçare, Coco u lidh me një nga personat më të pasur në Francë, Etien Bolso. Në 3 vitet në vazhdim, industrialist francez e përfshiu në jetën mondane në Paris, ku ajo krijoi njohje me personazhe të njohur.

i.h.
Jeta e Coco Channel
Coco Channel

PARIS- Jeta e Gabriel Bonë Chanel, themelueses së një prej shtëpive më të mëdha të modës në botë ka pasur një rrugëtim unik. Ajo lindi në 1883 në Francë. Nëna i punonte në lavanderi, kurse i ati shiste dhe qepte në tezgë. Në moshën 12-vjeçare e ëma e saj u nda nga jeta. Ndërsa i ati e dërgoi në jetimore. Murgeshat i mësuan se si të qepte!

Kur u rrit, ajo nisi të bënte një jetë të dyfishtë.

Për murgeshat ishte Gabriel, ndërsa pronarët e klubit ku këndonte e thërrisnin “Coco”. Në moshën 20-vjeçare, Coco u lidh me një nga personat më të pasur në Francë, Etien Bolso. Në 3 vitet në vazhdim, industrialist francez e përfshiu në jetën mondane në Paris, ku ajo krijoi njohje me personazhe të njohur.

Etien i mësoi Gabriel se si të luante Polo.

Nëpërmjet këtij sporti, Coco Chanel, njohu të dashurin e saj të radhës, po ashtu mjeft të pasur, e pati një lidhje 9 vjeçare.

Arthur Kepël financoi biznesin e saj të vogël, që u quajt “Chanel Mode”. Ajo nisi t’u shiste kapele grave të shteresës së lartë franceze, që i njihte falë të dashurve të saj të pasur.

Coco Chanel nisi të dilte me dukën e madh Dmitri Pavloviç Romanov. Ai e prezantoi me Ernest Bou, një mjeshtër i fragrancave, që e ndihmoi atë krijonte Channel no 5.

Më pas, ajo frekuentoi Hju Grovënër, një nga njerëzit më të pasur të Europës, që i propozoi një dekadë më vonë. Përgjigja e saj: Çdokush martohet me dukën e Uestminster. Ka shumë dukesha, por ka vetëm një Coco Chanel.

Coco Chanel pati një lidhje me një oficer nazist, e madje kreu edhe misione sekrete për të.

Por edhe sot, kurrë nuk u akuzua zyrtarisht!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB