Video

Julian Meçe mohon njohjen me Luftar Reçin

Meçe pranoi njohjen me Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajt, ndërsa ka shtuar se në kohën kur përmendet nga i penduari i drejtësisë, vetë ai ka qenë në burg.

F.m
Julian Meçe mohon njohjen me Luftar Reçin
Julian Meçe dhe Luftar Reçi

TIRANË- Julian Meçe, një nga anëtarët e ish-bandës së Durrësit ka mohuar të ketë pasur njohje me të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi, i cili ka zbardhur dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, atë të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Në dëshminë e parë të dhënë pas ekstradimit nga Dubai, Meçe pranoi njohjen me Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajt, ndërsa ka shtuar se në kohën kur përmendet nga i penduari i drejtësisë, vetë ai ka qenë në burg. Për vrasjen e Lames dhe Klodian Saliut janë marrë të pandehur shtetasit Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Endrit Rusi dhe Endrit Taullai. Meçe është gjithashtu i pandehur bashkë me Dervishajn për atentatin ndaj Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Poll

MOS HUMB