Video

Kapet shoku i krahut të djathtë të Ervis Martinaj

Shkëlzen Xhenje ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, ndërsa konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos.

Redaksia Zëri
Kapet shoku i krahut të djathtë të Ervis Martinaj
Shkëlzen Xhenje

SHKODËR- RENEA, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës arrestuan mbrëmjen e djeshme Shkëlzen Xhenjen, i konsideruar si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, ndërsa konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos. Ky i fundit është gjithashtu në kërkim nga Policia.

32-vjeçari rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale pasi në vitin 2021 ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave në Shkodër. Po ashtu ai ka futur sende të palejuar në Burgun e Shënkollit në Lezhë. Xhenje rezulton si i dyshuar edhe për një tjetër atentat të bujshëm në Shkodër, që është vrasja e Ismet Çekores, e ndodhur në gusht të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB