Video

Kërkohet ekstradimi nga Zvicra? Ahmetaj: Lajm i rremë

Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmetaj ka mohuar të ketë një kërkesë për ekstradimin e tij, ndërsa e ka cilësuar lajmin se si “zhurmë e iniciuar me qëllim nga regjimi”, që sipas tij ka për qëllim të heq vëmendjen nga mega skandalet e fundit.

zh.ll
Kërkohet ekstradimi nga Zvicra? Ahmetaj: Lajm i rremë
Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmetaj ka mohuar të ketë një kërkesë për ekstradimin e tij, ndërsa e ka cilësuar lajmin se si “zhurmë e iniciuar me qëllim nga regjimi”, që sipas tij ka për qëllim të heq vëmendjen nga mega skandalet e fundit. Më herët gjatë ditës u raportua se Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar zyrtarisht Zvicrës kërkesën për ekstradimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili është marrë i pandehur në dy raste nga Prokuroria e Posaçme. Ish-zv.kryeministri është marrë i pandehur nga SPAK, për dosjen e inceneratorit të Tiranës, si dhe privatizimin e truallit të ish-shoqërisë shtetërore BUKA. Arben Ahmetaj u largua drejt Zvicrës në Korrik të vitit 2023, disa ditë përpara se SPAK të kërkonte arrestimin e tij në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB