Video

“Kinezi” i Bankers lirohet nga qelia, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Ky i fundit ishte i vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.

zh.ll
“Kinezi” i Bankers lirohet nga qelia, GJKKO e lë në
Hongping Xiao

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Ky i fundit ishte i vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë. Në nëntor, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Kujtojmë se Çobo së bashku me Hongping, u arrestuan në datën 2 korrik të vitit 2025 pas një operacioni të ndërmarrë nga Prokuroria e Fierit e cila lëshoi 14 masa sigurie për drejtues, ish-drejtues dhe punonjës të “Bankers Petroleum”. Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB