Video

Shqiptarët të pashpresë! 53% presin përkeqësim të financave

Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet e “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues.

zh.ll
Shqiptarët të pashpresë! 53% presin përkeqësim të
foto ilustruese

TIRANË- Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit. Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet e “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues. 46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa një pjesë minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar. Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB